Home / Rajoni / Maqedonia / Kocijançiq: Vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e merr Këshilli Evropian

Kocijançiq: Vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e merr Këshilli Evropian

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq, në konferencë për shtyp ka vërtetuar se për hapjen e bisedimeve për përafrim të Maqedonisë në BE vendos Këshilli Evropian, e jo Komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Besoj se jeni të njohur me rregullat dhe udhëzimet e Komisionit për hapjen e bisedimeve me vendin tuaj, të kushtëzuara me zbatimin, respektivisht zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe reformave urgjente në vend. Hapja e bisedimeve të përafrimit, kur këto kushte të plotësohen, është një vendim që e sjell Këshilli”, është përgjigjur Kocijançiq për AIM-në.

Leave a Reply

%d bloggers like this: