roze

Darkë para dasmës

Princi William dhe Kate Middleton kanë shijuar një darkë familjare në shtëpinë e Pippa Middleton, para dasmës së saj me James Matthews.

Duka dhe Dukesha e Kembrixh ishin veshur mjaft sportiv për rastin, ku ndodhej edhe vëllai i James, Spencer Matthews dhe babai i tyre David me bashkëshorten Jane Parker.

Darka, ku sigurisht janë folur edhe planet e fundit të dasmës zgjati për rreth tre orë. “Ata ishin të gjithë të lumtur dhe të relaksuar. William ishte duke qeshur dhe biseduar me Kate teksa shkonin drejt mjetit të tyre. Duket se kanë kaluar një mbrëmje të mirë”, thotë një burim për Daily Mirror.

Pippa dhe i fejuari i saj James do të martohen në maj në një ceremoni në kishën e familjes në Berkshire.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button