Home / Ekonomia / Investimet e huaja, synohet tërheqja në sektorin e “hi tech”

Investimet e huaja, synohet tërheqja në sektorin e “hi tech”

Janë mbi 15 projekte të mëdha që po asistohen nga Agjencia e Zhvillimit të Investimeve. Bëhet fjalë për një paketë prej 1 miliard euro.

“Në fakt e kalon vlerën 1 miliard dhe nëse materializohen nga gjysma e dytë e këtij viti, unë besoj se vlera e investimeve të huaja direkte këtë vit do të jetë shumë e përafërt me atë që sapo lamë”, deklaron për Top Channel drejtori i agjencisë, Genti Beqiri.

Ai thekson se projektet janë në sektorin e manifakturës dhe prodhimit të pjesëve për automobilat, kompanitë e të cilave i janë drejtuar Ballkanit dhe Shqipërisë pas largimit nga vendet e zhvilluara.

“Ka një tendencë të spostimit të sektorit të manifakturës së automjeteve nga Europa qendrore drejt vendeve të Ballkanit dhe Shqipëria ka mundësi të mira”, nënvizon Beqiri.

Por ai shton se që Shqipëria ta fitojë garën rajonale për këto investime ka nevojë për stabilitet politik.

“Nëse vetë kushtet e një stabiliteti politiko-ekonomik, të ndërmarrjes së hapave për reformën në drejtësi dhe reformat e tjera mbyllen sa më shpejt, atëherë këto oportunitete mund të bëhen realitet shumë shpejt”, shton Beqiri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: