Home / roze / Përgjigjet bashkëshorti i Mel B

Përgjigjet bashkëshorti i Mel B

Bashkëshorti i Mel B, Stephen Belafonte ka dorëzuar në gjykatë përgjigjen zyrtare për kërkesën për divorc, ku i kërkon asaj të paguajë tarifën e avokatit të tij.

41-vjeçari kërkon mbështetje bashkëshortore, sipas dokumentit, dhe pse nuk ka një shifër të përcaktuar. Në kërkesë gjithashtu ai nuk është dakord për datën e ndarjes, që për të është 1 marsi, ndërsa për atë 28 dhjetori.

Mel, e cila depozitoi padinë për divorc nga producenti muajin e kaluar, ka kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Belafontes, duke kërkuar mbrojtje dhe për vajzën e tyre, Madison Brown Belafonte, 5 vjeçe.

Mel pretendon dhunë fizike dhe psikologjike që në vitin e parë të martesës së tyre, në 2007. Madje në dokumenta ajo akuzon Stephen se e ka detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale me të dhe një femër tjetër çfarëdo.

Leave a Reply

%d bloggers like this: