Home / roze / Pagesë mujore të dashurit për t’i blerë dhurata

Pagesë mujore të dashurit për t’i blerë dhurata

Thuhet shpesh që më mirë është të japësh se të marësh, por Mariah Carey duket se është e lumtur t’i bëjë të dyja.

Sipas revistës Life&Magazine, 47-vjeçarja i jep të dashurit Bryan Tanaka, 33 vjeç, çdo muaj 25 mijë dollarë që ai t’i blejë dhurata.

Burimet thonë se pasuria e divës së popit është rreth 520 milionë dollarë, dhe dihet që i dashuri balerin nuk fiton ndonjëherë kaq shumë sa ajo.

Dhe ylli, e cila njihet për jetën e saj luksoze, duket se bëhet dorëlëshuar kur është në një lidhje.

Pasi ishte fejuar me miliarderin australian James Packer, i cili i blinte rregullisht dhurata të shtrenjta, burimet thonë për revistën se ajo “do të njëjtin trajtim dhe nga Bryan”. “Ajo se vret mendjen se ai përdor paratë e saj për këtë gjë”, shton një tjetër burim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: