Home / roze / Irian Shayk e quan vajzën Lea

Irian Shayk e quan vajzën Lea

Thashethemet për lindjen e Irina Shayk vazhdojnë. Një ditë pasi revista People shkruan se modelja ka sjellë në jetë fëmijën e saj në fund të marsit, E!News bën të ditur se ajo është bërë me vajzë.

Sipas E! modelja dhe aktori e kanë quajtur vajzën e tyre Lea de Seine Shayk Cooper. “Ata janë të dy shumë të lumtur dhe ndihen të bekuar”, ka thënë një burim për E!.

Bradley dhe Irina, të cilët së fundmi janë parë në Venice Beach në Kaliforni, thuhet se po mendojnë për një një motër apo vëlla për Lea.

“Bradley dhe Irina dashurohen shumë dhe ky nuk do të jetë i vetmi fëmijë i tyre, do të ketë dhe të tjerë. Të dyja familjet janë shumë të lumtura”, vijon i njëjti burim i cituar nga E! News.

Leave a Reply

%d bloggers like this: