Home / roze / “Falë Zotit, djali im është mirë”

“Falë Zotit, djali im është mirë”

Bashkëshortja e këngëtarit Michael Buble, Luisana Lopilato ka thyer heshtjen për herë të parë që kur djali i saj Noah nisi betejenë me kancerin.

Nënë e dy fëmijëve, ajo foli në një konferencë për shtyp pasi familja u kthye në Argjentinë pasi ndoqën kemioterapinë 4-mujore të djalit në Los Angeles, SHBA.

Duke folur mjaft e lumtur se djali i saj po shërohej nga sëmundja, ajo falenderoi doktorët, fansat dhe producentin e filmit të saj të ri, i cili ndaloi xhirimet në mënyrë që ajo të ishte pranë djalit të saj.

“Falë Zotit, djali im është mirë. Kur ndodhin gjëra të tilla në jetën tonë, ti ndryshon jetën tënde. Na ndodhi ne. Tani e vlerësoj jetën më shumë, të tanishmen dhe të sotmen. Dua të falenderoj njerëzit për mbështetjen e tyre, lutjet dhe dashurinë e tyre”, ka thënë Lopilato.

Djali i tyre 3-vjeçar Noah u diagnostikua disa muaj më parë me kancer në mëlçi, dhe iu nënshtrua një trajtimi intensiv. Prindërit e tij, Michael Buble dhe Luisana Lopilato deklaruan në atë kohë se do të ndërprisnin të gjitha angazhimet për t’iu përkushtuar të voglit të tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: