Sporti

Futboll: Kombëtarja e femrave kualifikohet në raundin eliminator të Boterorit 2019

Kombëtarja shqiptare e femrave e drejtuar nga Armir Grima ka triumfuar sot pasdite në stadiumin e Elbasanit, 2-1 ndaj Greqisë në ndeshjen e fundit në grup dhe kalon në fazën kualifikuese të Botërorit 2019.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku Shqipëria kaloi e para në avantazh me Doçin në minutën e 16, ndërsa vetëm 2 minuta më pas Greqia barazoi rezultatin me anë të Natit.

Ndeshja u mbërthye në rezultatin 1-1 deri në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe kur të gjithë menduan se ishte Greqia e kualifikuara për më tej, Velaj shënon golin e fitores dhe të kualifikimit për Shqipërinë, që tashmë kalon në fazën kualifikuese, duke u renditur e para në grup me 7 pikë. Para golit te avantazhit, ekipi i futbollit i femrave tona ka humbur një penallti që u prit nga portjerja e ekipit grek. Te dy ekipet kane marre nga nje karton te kuq.

Formacioni i ekipit tonë ishte:  Zani, Proto (Jashari 80′), Rrahmani, Bajraktari, Gjini, Franja (Begolli 46′), Krasniqi (Memedov 87′), Hashani, Doçi, Morina, Velaj.

Në ndeshjen e parë, kombëtarja e femrave mposhti Kosovën 3-2, ndërsa barazoi 0-0 me Maltën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button