Kronika

Zgjedhjet, OSBE/ODIHR kërkon 30 vëzhgues afatgjatë

Afrimi i datës së zgjedhjeve të 18 Qershorit, ka sjell në Tirane dhe misionin e parë të OSBE/ODIHR, të cilët kanë përpiluar raportin e Vlerësimit të Nevojave.

Që në fillim, OSBE/ODIHR, duke parë situatën në Shqipëri do t’i kërkojë shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së që të sjellin në vendin tonë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Nga takimet e zhvilluara në Shqipëri, 4 anëtarë të misionit, janë informuar nga bashkëbiseduesit se  bojkotimi i Parlamentit dhe deklarimi për mospjesëmarrje në zgjedhje nga ana e opozitës, mund të çojë në dëmtimin e këtij procesi zgjedhor.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga palët e interesit në Shqipëri është fakti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i dobët dhe lehtësisht i ndikueshëm nga presionet politike.

Si dhe në aftësinë e KQZ për të verifikuar të gjitha kandidaturat në kohë, në përputhje me ligjin e dekriminalizimit.

Misionit i OSBE/ODIHR që vizitoi Tiranën në datat 6-9 mars, i është shprehur nga partitë e opozitës shqetësimi për presionin ndaj votuesve, blerjen e votës, përdorimin e fondeve publike si dhe ndikimin e parave të paligjshme nga krimi i organizuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button