Home / Kosova / Veseli: Kuvendi të marrë vendime, në të kundërtën s’ka kuptim kjo vazhdimësi politike dhe ky koalicion

Veseli: Kuvendi të marrë vendime, në të kundërtën s’ka kuptim kjo vazhdimësi politike dhe ky koalicion

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se pret që shumë shpejt të ketë vendimmarrje të mëdha në Kuvend dhe Qeveri, në të kundërtën sipas tij humb kuptimi i një vazhdimësie politike dhe koalicioni.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit foli edhe për mocionin e mosbesimit, duke thënë se opozita nuk mund t’i rrëzojë, por pret procedim dhe vendimmarrje për  disa çështje të rëndësishme.

“Unë pres shumë shpejtë që të kemi vendimmarrje të mëdha në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet të humbim kohë duhet të ketë vendimmarrje në këtë vend, pres shpejt që të kemi vendimmarrje në Kuvend dhe Qeveri, përndryshe hup kuptimi i një vazhdimësie politike dhe koalicionit”, tha Veseli.

Ai u ndal edhe të siguria në Kosovë pas mobilizimit për sulme terroriste, duke ftuar qytetarët që të jenë sa më vigjilentë.

Sipas tij, Kosova nuk guxon të stagnojë por duhet të ecë përpara në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euro-atlantike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: