Kosova

Senatori McCain, me “postim special” për vizitën e tij në Kosovë

Senatori amerikan, John McCain, së fundmi ka realizuar edhe një vizitë në Kosovë. Me sa duket i kënaqur nga kjo vizitë, ai ka vendosur që rreth kësaj të bëjë edhe një “postim special” në Twitter.

 Në një video të publikuar në Twitter, përcjell Telegrafi, ai ka veçuar nderimin që i është bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e nderuar senatorin me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

“Gjatë kësaj jave, isha i nderuar të pranoj çmimin ‘Urdhri i Lirisë’ nga presidenti Hashim Thaçi”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky çmim, siç ishte thënë senatorit McCain i ishte ndarë për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet “aleat i përjetshëm”.

Gjatë vizitës së tij, senatori McCain, përveç takimeve me liderët vendorë, ka mbajtur edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Senatori republikan kishte nisur nga 7 prilli një turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ky, ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button