Maqedonia

Analistët pesimist për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Analistët nuk presin zhbllokimin e shpejtë të Kuvendit nga shumica parlamentare. Sipas analistit Agim Jonuz, politikanët kanë sjellje jo-serioze dhe e nënçmojnë problemin me të cilin ballafaqohet shteti.

 “Një shtet që e udhëheq një asamble e tillë politike, e cila me pesë ditët jo-pune tregon jo seriozitet në situatë ku nuk kemi as paqe e as luftë, dëshmon se fare nuk është e rëndësishme se a do të vazhdoj seanca konstituive ose jo. Me keqardhje të madhe dhe pa keqkuptim them se i tërë establishmenti politik më shumë ka sjellje të një bishtaje të thjeshtë e se sa të politikanit serioz”, deklaroi për Alsat-M, analisti Agim Jonuz.

Xhelal Neziri vlerëson se java e ardhshme duhet të jetë vendimtare dhe LSDM-ja duhet të tregohet me e guximshme për të realizuar dëshirën e shumicës së qytetarëve, në të kundërtën gjithçka do të përfundoj ashtu siç dëshiron NikollaGruevski.

Sipas analistëve pas shumicës parlamentare qëndron legjitimiteti i popullit dhe nuk është patjetër që zgjedhjen e krye parlamentarit dhe formimin e qeverisë shumica ta bëjë në ndërtesën e Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button