Maqedonia

Mungesa e demokracisë, rrezikon sigurinë e Maqedonisë

Maqedonia është në një krizë të thellë politike dhe siguria në vend është e brishtë pikërisht për shkak të krizës tre vjeçare që e ka mbërthyer vendin. Madje para një jave Drejtori për Siguri Publike në Maqedoni, Mitko Çavkov ka thënë se Maqedonia do të forcoj radhët e policisë për t’iu përgjigjur në kohë çdo rreziku që i kanoset vendit dhe qytetarëve, qoftë nga jashtë apo brenda Maqedonisë.

Nga ana tjetër mosfunksionimi dhe mosformimi i qeverisë ende po i zvarrit çështjet, duke filluar nga rastet e montuara ndaj shqiptarëve dhe maqedonasve. Deri më tani nuk ka ndonjë epilog nga qeveria e deritanishme as edhe për rrahjet e shpeshta ndër-etnike. Kjo sa më shumë e shton mllefin e qytetarëve, duke ia shtuar kësaj edhe varfërimin dhe papunësinë.

Rreziqet globale dhe sfidat e rajonit ndikojnë në sigurinë e përgjithshme edhe të Maqedonisë. Maqedonia ka rol shumë të rëndësishëm në Ballkan, duke pasur parasysh vendosjen gjeostrategjike.

Udhëheqësi i Zyrës për Siguri dhe Zhvillim në Maqedoni, Selim Ibraimi, për Telegrafi Maqedoni thotë se mungesa e zhvillimit demokratik është duke e penguar përparimin e Maqedonisë dhe në të kundërtën lë hapësirë për një dinamikë të re në Maqedoni.

‘E ardhmja e Maqedonisë po testohet jo vetëm nga faktorë të jashtëm, por kjo po bëhet reale nga vetë maqedonasit të cilët nga mungesa e zhvillimit demokratik po e pengojnë ecjen e Maqedonisë përpara dhe ngritjen e shtetit ligjor e jo dogmatik. Me këtë kapje të shtetit dhe luftë të brendshme si nga OBRM-PDUKM dhe LSDM-ja në etapa të ndryshme politike, i kanë penguar edhe qytetarët shqiptarë të Maqedonisë. Përgjegjësia në një farë shkalle është tek klasa e korruptuar politike shqiptare e cila i ka dëmtuar interesat e votuesve shqiptarë. Një bllokadë tipike e mungesës së vetëdijes politike europiane tek liderët i mban peng qytetarët dhe në një situatë të brishtë siç është Maqedonia, lë hapësirë për një dinamikë të re në Maqedoni. Një intervenim ndërkombëtar me plan të qartë do të ishte më adekuate në drejtim të stabilizimit të situatës dhe hapjes së çështjeve të pazgjidhura të Maqedonisë’, vlerëson Ibraimi.

Kriza politike në Maqedoni mund të jetë gjenerator për shumë probleme tjera në Maqedoni, sepse një shtet kaq i vogël si Maqedonia nuk mund të jetë imun dhe i fortë para shumë situatave të dalura nga kontrolla. Këtë e ka theksuar edhe faktori ndërkombëtar që mos t’i fryhet zjarrit dhe të gjehet një zgjidhje për dalje nga kriza.

E ardhmja e qyetarëve të Maqedonisë rrezikohet nëse vazhdon bllokimi i institucioneve, sepse, sipas profesorit universitar Sefer Tahiri, në këtë fazë institucionet aspak nuk merren me reformat e Pribe-së, gjë që mund të ndikojë edhe në përkeqësimin e sigurisë shtetërore.

‘Konsideroj se nëse vazhdon bllokimi i institucioneve dhe nuk vihet në funksion qeveria stabile politike, rrezikohet e ardhmja e qytetarëve të saj, parasëgjithash në dimensionin ekonomik, sepse tashmë është e qartë që biznesi privat ka marrë goditjet e para të fuqishme. Gjithashtu mosfunksionalizimi i sistemit politik me kapacitetin e plotë, do të thotë edhe ngecje në procesin e integrimit euroatlantik, sepse në këtë fazë institucionet aspak nuk merren me reformat e Pribe-së. Kjo situatë, e pëcjellë me përplasje të fuqsihme intraetnike, pra maqedono-maqedonase, midis pushtetit dhe opozitës, mund të ndikojë në përkeqësimin e gjendjes së sigurisë, por brishtësia e shtetit dhe sistemit politik e juridik nuk do të thotë se mund të vihen në lojë koncepte dekompozuese të shtetit të Maqedonisë, sepse kjo nuk është në përputhje me proceset gjeopolitike dhe gjeostrategjike, pasi BE, NATO, OSBE, SHBA i japin përparësi konceptit “stabilitetit para demokracis딑, thekson Tahiri.

Shqiptarë të pakënaqur nga gjendja në Maqedoni mundet, përleshje midismaqedonase, që askush nuk e dëshiron, do të shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button