Politika

Nisin negociatat, Fleckenstein e McAllister takim me Rama-Metën

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar Gramoz dhe deputeti Taulant Balla mbërritën në kryesinë e Kuvendit, aty ku do të zhvillohen edhe diskutimi me dy negociatorët e Bashkimit Europian Fleckenstein dhe McAllister. Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister ndodhen në Tiranë, në përpjekje për të sjellë normalitetin politik. Ata do të ulen në tryezë me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t’ia prezantojnë Ramës dhe Bashës.

Përpara se të takohen me përfaqësuesit politik, të dy eurodeputetët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Related Articles

Nje koment

  1. EHte nje naivitet i pa matshem shqipetar dhe nderkombetar.Ka vetem nje zgjidhje.Te sillet NATO ne Tirane dhe te behet pastrimi i hajduterise shqipetare te sali berishes,lulezim bashes dhe ilir metes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button