Kosova

FOL, MOS U TUT! AGK më 3 maj zhvillon aksion para qeverisë

Më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga

Organizatat e Shoqërisë civile zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë.

“#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencës për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit për Penalizmin e Fyerjes dhe Shpifjes në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

AGK u ka bërë thirrje të gjithë ithtarëve të mediave të lira dhe lirisë së shprehjes që t’i bashkohen aksionit të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button