Maqedonia

Deputetët e VMRO-së, barrikadë para Talat Xhaferit

Mediet në Maqedoni njoftojnë se deputetët e partisë së ish-kryeministrit Nikola Gruevski i kanë penguar kryetarit të ri të Parlamentit, Talat Xhaferi, hyrjen në godinë.

Ata kanë bashkuar krahët me njëri-tjetrin, duke mos e lejuar Xhaferin të hyjë në zyrën e tij. Nga BDI-ja, as e konfirmojnë dhe as e mohojnë këtë lajm, por thonë vetëm se kryeparlamentari mund ta ushtrojë funksionin e vet edhe nga zyra që ka pasur deri më tani.

Një nga deputetët e VMRO-së, Antonio Miloshovski rikonfirmoi ndërkohë në “Facebook” qëndrimin e ligjvënësve të partisë së tij.

Vetëm një ditë më parë, i dërguari i DASH-it, Hoyt Brian Yee bëri thirrje për krijimin e qeverisë së re dhe ndalimin e dhunës në Parlamentin maqedonas, ndërsa dënoi ashpër episodin e 27 prillit, ku mbetën të lënduar deputetë e gazetarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button