Home / Politika / Rama-Basha, tjetër takim në Presidencë

Rama-Basha, tjetër takim në Presidencë

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të rikthehen në të njëjtën tryezë në përpjekjen e radhës për të zgjidhur krizën politike.

Presidenca njofton se Rama dhe Basha do të takohen në orën 19:00 të ditës së sotme.

Gjatë ditës, shefi i Qeverisë është takuar dy herë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, ndërkohë që nga çadra e protestës, ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se në takimin e parë të thirrur nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama ofroi më pak nga sa kishte propozuar McAllister.

“Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj çfarë të thotë PPE-ja, kurse dje i thoshtë në takim Lulzim Bashës ‘as që i njoh fare ato propozime’. Edvin, mos i rri larg zgjidhjes politike, se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhje mëshire, por edhe mëshira ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua, pastaj të pret fataliteti, të cilin e meriton në çdo formë”, tha Berisha.

One comment

  1. shqip@yahoo.com

    SHBA dhe BE duhet te dije qe hajduteria e familjeve te Sali berishes,Lulezim Bashes,Bujar Nishanit,Adriatik llalla dhe deputetet e PD kerkon te varrosi popullin shqipetar dhe brezat qe do vine.Pse nuk u be lufta kunder korrupsionit para zgjedhjeve?Pse nuk u miratua Vetingu? Pse nuk perfundoi reforma ne drejtesi?Ka vetem nje aresye.Hajduteria e kopese te Sali Berishes,Lulezim bashes bujar nishanit,Ilir Metes,Adriatilk Llalla.Nuk mjaftone fjalet.Kane frike nga drejtesia.Te sillet NATO urgjentisht ne Tirane para 18 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.