Kronika

Dosjet e komunizmit, Arkiva do t’i dorëzojë pranë Autoritetit të Informimit

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit nënshkruan këtë të premte marrëveshjen me anë të së cilës këtij të fundit i vihen në dispozicion të gjitha dosjet për zbardhjen e krimeve gjatë periudhës së diktaturës.

“Siç përcakton edhe ligji i gjithë ky dokumentacion do të mblidhet në një. Fondi do të bashkohet në mënyrë që të gjitha krimet, të gjitha ngjarjet, të cilat kanë ndodhur në regjimin e kaluar të zbardhen dhe e vërteta të dalë në shesh. Krimet e ndodhura në të kaluarën duhet të zbardhen një herë e mirë pa lënë hapësirë për manipulime dhe pa lënë hapësirë për shantazhe, kërcënime e veprime të tjera, të cilat ndodhin kur e vërteta nuk zbardhet”, thotë Ardit Bido, Drejtor i Arkivës së Përgjithshme të Shtetit.

Përpunimi i plotë i materialit do të jetë një proces afatgjatë, por në shtator ky institucion do të ketë një përgjigjje për zbardhjen e kësaj pjese të historisë.

“Është vlerësuar që e pergjithshmja është rreth 20 milionë faqe. Është një material goxha voluminoz, i cili pritet të përpunohet jo sot, jo për një vit, por për shumë vjet. Jemi njohur me faktin që ka pasur asgjësime, qoftë në kohën e komunizmit konform rregullave, qoftë me vendime politike, në vigjilje të ndërrimit të sistemeve. Kjo është një detyrë që ne e kemi marrë përsipër. Kemi krijuar një grup pune dhe po hetojmë hap pas hapi të gjitha procesverbalet e asgjësimeve që janë bërë në mënyrë ligjore, ose në vendimmarrje që do t’i diskutojmë se në çfarë background-i kanë ndodhur e do t’i themi shumë shpejt publikut brenda shtatorit gjithë historikun e asgjësimit. Edhe kjo është një pjesë e historisë”, thotë Gentiana Sula, drejtore e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button