Home / Arte / Teater / ‘Së prapthi’, një vepër për fëmijët në Teatrin e Metropolit

‘Së prapthi’, një vepër për fëmijët në Teatrin e Metropolit

Qendra Kulturore Tirana (Teatri Metropol) sjell këtë fundjavë për publikun e vogël premierën “Së prapthi”, me regji të Aldi Hysotoçit. “Së prapthi” është një shfaqje interaktive dhe argëtuese, është shfaqja e dytë e këtij lloji që Teatri Metropol vë në skenë, si pjesë e platformës edukuese që ky teatër ka nisur prej më se një viti “Edukoj me teatër”.

Pas suksesit me shfaqjen “Zgjohu vëlla arush” ku fëmijët janë pjesë e pandashme e shfaqjes, gjithashtu edhe shfaqja “Së prapthi” është menduar e tillë, që publiku i vogël do të interpretojnë bashkë me dy aktorët Klesta Shero dhe Roerd Toçe, Personazhet janë dy; motër e vëlla.

Ngjarjet zhvillohen në dhomën e tyre të gjumit, para se të flenë nisin një rrëmujë të madhe duke luajtur. Gjatë kësaj kohe vëllait i humbet kapelja e tij e preferuar, motra më e vogël duke parë që vëllai është shumë i mërzitur fillojnë aventurat në gjetjen e kapeles . Sa më shumë lojëra dhe kërkime aq me shumë rrëmujë dhe argëtim. Pas shumë aventurash dhe kërkimesh ata gjenden në një ishull të vetmuar.

A do ta gjejne kapelen speciale të vëllait dy personazhet tani?! A do ta rregullojnë ata rrëmujën?! Në role kryesore interpretojnë Klesta Shero dhe Roerd Toçe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: