Home / Rajoni / Maqedonia / Dita e Evropës: Maqedonia e ka të domosdoshme t’i kthehet rrugës evropiane

Dita e Evropës: Maqedonia e ka të domosdoshme t’i kthehet rrugës evropiane

Sot në BE Info Qendrën në Shkup është shënuar Dita e Evropës, ku ka mbajtur fjalim Arbër Ademi, zëvendëskryeministri për eurointegrime, euroambasadori Samuel Zhbogar dhe ambasadori francez Christian Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ademi ka deklaruar se është e nevojshme sa më shpejtë të jetë e mundur që të zgjidhet qeveria e orintuar kah reformat e cila menjëherë duhet të përballet me shumë sfida dhe të sigurojë institucione me kapacitet për procesin reformues.

Euroambasadori Zhbogar dhe Christian Thimonier tha se për Maqedoninë është e rëndësishme që vendi të kthehet në rrugën evropiane.

Më 9 maj, 1950, Robert Shuman, ish-ministër francez për punë të jashtme, prezantoi propozimin për krijimin për një Evropë të organizuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: