Home / Rajoni / Maqedonia / Dëmin e bërë në Kuvend do ta mbulojë një kompani sigurimesh

Dëmin e bërë në Kuvend do ta mbulojë një kompani sigurimesh

Dëmin e bërë në Kuvendin e Maqedonisë pas protestave të dhunshme të enjtes së zezë do ta mbulojë një kompani e vendit për sigurime, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo kompani ka marrë mostra nga inventari i dëmtuar në Kuvend dhe gjithashtu ka dokumentar me fotografi dhe me video të gjithë mjetet teknologjike të dëmtuar.

”Salla e Kuvendit, korridoret, salla e konferencave për shtyp në Kuvend dhe të gjithë teknologjitë e dëmtuara në ditën e 27 prillit do të rregullohen nga një kompani për sigurime.” thonë nga zyrat e Kuvendit.

Nga Kuvendi njoftojnë se shuma e dëmtimeve do të publikohet këtyre ditëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: