Home / roze / Ronaldo, pushimet romantike në Ibiza

Ronaldo, pushimet romantike në Ibiza

Në ndarjen e çmimeve të Futbollit të FIFA në Zyrih, në janar të këtij viti ata u shfaqën në tapetin e kuq si çift.

Pesë muaj më pas Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez duket se janë mjaft të lidhur teksa shijojnë pushimet e tyre në diellin e Ibiza.

32-vjeçari, futbollist i Realit të Madridit, tregon fizikun e tij sportiv, ndërsa 23-vjeçarja format e saj trupore për tu pasur zili. Mësohet se Georgina ishte e punësuar në një dyqan të Guçi në Madrid para se të lëvizte në Angli dhe të punonte si dado.

Bukuroshja duket se ka tërhequr vëmendjen e futbollistit portugez në seksionin VIP të festës së fundit të Dolce & Gabbana. Thuhet se për disa muaj janë takuar në fshehtësi para se të bënin publike romancën e tyre dhe të shijonin një udhëtim në Disneyland në Paris në nëntor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: