Home / Rajoni / Maqedonia / VMRO: Gruevski të largohet!

VMRO: Gruevski të largohet!

Mediet në Maqedoni shkruajnë se njëri prej themeluesve të VMRO-DPMNE-së, njëherazi kryetar i Forumit të Patriotëve Mendjelirë, Vladimir Zmejkovski i ka bërë thirrje Nikola Gruevskit të largohet nga drejtimi i partisë.

Ai e akuzon kryetarin aktual për lojëra të pista, kriminalizim të shërbimeve që lejuan të ndodhin rastet “Smilkova” e “Kumanova”, vetëm që të kishte sukses ajo që ai e quan “martesa” me BDI-në dhe Ali Ahmetin.

Zmejkovski pretendon se Gruevski dhe Ivanov shkatërruan sistemin e mbrojtjes së vendit dhe atë të kufijve, ndaj këmbëngul në dorëheqjen e shefit të VMRO-së.

Ndërkohë, dy javë pas ngjarjeve të dhunshme në Parlament, vetëm policë shqiptarë po punojnë në identifikimin e personave të përfshirë drejtpërdrejt në incident. Operativët maqedonas të Ministrisë së Punëve të Brendshme ngurrojnë të bashkëpunojnë në gjetjen e huliganëve, ndërsa nuk është formuar ende një grup pune që do të koordinonte të gjitha sektorët e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.

Bashkëpunimin e refuzojnë edhe stafet e bareve dhe restoranteve aty pranë, nga janë nisur mbrëmjen e 27 prillit personat e maskuar dhe ata me kapela të zeza. E vetmja që ka dorëzuar deri tani xhirimet e kamerave të sigurisë është Banka “Stopanska”.

Ekspertët ligjorë, ndërkohë, dyshojnë se akuzat e ngritura ndaj 9 të ndaluarve për ngjarjen e rëndë janë shumë të buta dhe mund t’ua shmangin atyre daljen në gjyq për shkelje shumë më serioze. Aktpadia e Prokurorisë i akuzon personat në fjalë vetëm për pjesëmarrje në “veprimet e një turme të dhunshme, që i ka penguar kryerjen e detyrës efektivëve të policisë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: