Home / roze / Harry Styles prezanton të dashurën

Harry Styles prezanton të dashurën

Ai ka vërtetuar në një farë mënyre se nuk është shumë me fat në dashuri edhe pse është cilësuar si një ndër meshkujt më tërheqës në botë.

Por duket se Harry Styles më në fund ka gjetur recetën se si të ketë një romancë të gjatë pasi është lidhur me kuzhinieren dhe blogeren Tess Ward.

Ish-ylli i One Direction, 23 vjeç raportohet se ka shijuar disa takime romantike me bukuroshen 27-vjeçare, e cila është e njohur për librin e famshëm të gatimit “The Naked Diet”.

Një burim për “The Sun” ka thënë se çifti është njohur përmes një miku të përbashkët dhe që në momentin e parë të takimit ka ndjerë një tërheqje mes njëri-tjetrit.

“Sapo Harry dhe Tess u njohën me njëri-tjetrin, lindën shkëndijat e para mes tyre dhe gjërat nisën të merrnin një drejtim mjaft romantik. Ata kanë dalë në disa takime intime së bashku. Kjo lidhje duket ndryshe nga romancat e mëparshme të Harry pasi ky i fundit ka rënë vërtet në dashuri me Tess”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.