Home / Rajoni / Maqedonia / Tevdovski: Hapi i parë i qeverisë së re do të jetë rritja e rrogës minimale

Tevdovski: Hapi i parë i qeverisë së re do të jetë rritja e rrogës minimale

Kryetari i Komisionit për ekonomi nga radhët e LSDM-së, Dragan Tevdovski, sot realizoi takim me punëtorë të rajonit lindor në Shtip. Ai tha se ndodhemi në situatë para formimit të qeverisë së re dhe se ndër hapat e parë të qeverisë do të jetë rritja e rrogës minimale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Jemi para fillimit të qeverisë së re. Gjatë gjithë kohës kemi luftuar që ta rrisim rrogën minimale dhe ja para se të fillojë qeveria e re, takimet e para janë me ju. Prioritet i qeverisë së re do të jetë rritja e rrogave, para se gjithash e asaj minimale, për shkak se nuk është fer të punoni me shumë mund, ndërsa rrogat të mos jenë të mjaftueshme për jetesë. Këtë do ta bëjmë që të mund ju, punëtorët me vlerë të keni jetë normale dhe me dinjitet”, deklaroi Tevdovski.

Ai gjithashtu tha se edhe punëdhënësit do të mbështeten financiarisht nga qeveria e re që të mund ta paguajnë rritjen e rrogës minimale, me çka sipas tij, do të sigurojnë edhe vende pune të reja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: