Home / roze / Rikthehet Miley Cyrus!

Rikthehet Miley Cyrus!

Miley Cyrus u rikthye! Këngëtarja ka publikuar videon e këngës së saj të re, Malibu.

Më herët ajo kishte thënë se albumi i saj i ri është frymëzuar nga i fejuari i saj Liam Hemsworth, dhe madje mban dhe unazën e fejesës me krenari teksa këndon për dashurinë e saj për të në video.

24-vjeçarja Miley shfaqet në skena të ndryshme në plazh, ulet nën një ujëvarë, vrapon në livadh teksa këndon: “Ndonjëherë ndihem sikur po mbytem dhe ti je këtu të më shpëtosh, dhe dua të të falenderoj me gjithë zemër, është një fillim i ri, një ëndërr që bëhet e vërtetë, në Malibu”.

duke folur për ndikimin e saj në album, Miley thotë se kënga e parë e albumit, Malibu, është ndikuar nga rilidhja e saj me Liam në 2016, pasi ishin ndarë në 2013.

Duke menduar mbi frymëzimin për këngën, ajo pranon se është frymëzuar nga një drejtim i ri në jetën e saj personale.

“Dua të ndryshoj shumë. Dhe ndryshimi me dikë tjetër që nuk po ndryshon është shumë i vështirë. papritur ti je ‘nuk të njoh më’. Ne duhet të lidheshim sërish me njëri-tjetrin”, ka thënë Miley.

Leave a Reply

%d bloggers like this: