Home / Politika / Analizë për krizën shqiptare, “Der Standard”: Pas bojkotit, Berisha

Analizë për krizën shqiptare, “Der Standard”: Pas bojkotit, Berisha

“Pas bojkotit të opozitës në Shqipëri qëndron Sali Berisha”, shkruan e përditshmja e njohur austriake, “Der Standard”. “Themeluesi i PD-së, – thotë ajo, – vazhdon të mbetet njeriu që drejton Bashën dhe vet partinë”.

“Der Standard” kujton se në rrafshin ndërkombëtar është në rritje shqetësimi se radikalizimi i situatës mund të çojë drejt dhunës.

“Partisë Demokratike iu ofrua të caktonte 4 ministra teknikë përpara zgjedhjeve, – shkruan gazeta e madhe austriake, – së bashku me Avokatin e Popullit, kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e të përzgjidhte gjithashtu efektivët e Policisë së njësive administrative, por ajo refuzoi”.

Për muaj me radhë, partia më e madhe e opozitës ka zgjedhur ta bojkotojë Parlamentin. Të gjitha përpjekjet e BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe “miqve” në PPE dështuan ta bindin PD-në të mos tërhiqet nga beteja demokratike. Sërish, demokratët kanë bllokuar rrugët, e që prej 18 shkurtit demonstrojnë përpara zyrës së kryeministrit.

“Ata po bëjnë fushata elektorale pa bërë një zgjidhje”, shkruan “Der Standard”. Gjatë protestës së të shtunës, Lulzim Basha deklaroi deri edhe fillimin e një “republike të re”.

“Për të parën herë që prej 1991-shit, kjo parti nuk do të shkojë në votime. Por Shtetet e Bashkuara dhe blloku europian do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të PD-së”, thuhet më tej në shkrim.

Në sfond të të gjithës qëndron reforma e gjyqësorit, e kërkuar pikërisht nga Uashingtoni e Brukseli. “Situata në Shqipëri është simptomatike për marrëdhëniet e paqëndrueshme dhe dobësinë e SHBA në Europën Juglindore, që kur Donald Trump mori pushtetin”, e përfundon artikullin e saj gazetarja Adelheid Woelf.

Leave a Reply

%d bloggers like this: