Home / Rajoni / Maqedonia / Neglizhuan dhunën, konfirmohet pezullimi i 15 policëve

Neglizhuan dhunën, konfirmohet pezullimi i 15 policëve

Ministria e Brendshme maqedonase konfirmoi pezullimin e 15 policëve, të cilët nuk kryen detyrën e tyre më 27 prill, dita e episodit të dhunshem në Parlament, ku mbetën të plagosur dhjetëra vetë.

Raporti i Kontrollit të Brendshëm ka dalë në përfundimin se 11 policë nga sektori i Punëve të Brendshme në Shkup dhe 4 policë të njësisë së nderhyrjes së shpejtë nuk ndërmorrën asnjë hap parandalues, edhe pse e panë fare mirë tensionimin e situatës.

Sipas raportit, policët neglizhuan vërshimin e dhunuesve e më vonë u panë duke shëtitur korridorëve të Kuvendit. Ndaj 15 agjentëve janë marrë masa disiplinore dhe është vendosur pezullimi i përkohshëm.

Pas këtij veprimi të ministrisë ka reaguar sindikata e policisë, e cila pretendon një qasje më serioze ndaj këtij rasti, me argumentin se më 27 prill, efektivët e patën të vështirë përballjen me turmën e acaruar të njerëzve.

Sipas saj, mendimet e të gjithë policëve duhet të dëgjohen veç e veç dhe ministri i Brendshëm të mbajë përgjegjësi për vendimin e tij ndaj forcave të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.