Politika

Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhje

Partia Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 25 qershorit. Në zgjedhjet e 25 qershorit është regjistruar edhe Partia Republikane. v24 orë përpara se të dorëzonte listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike mbylli marrëveshjet me disa prej aleatëve.

Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, Vangjel Dule i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar vendosën të mos konkurronin me lista të veçanta, por të përfaqësoheshin në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike.

Në këmbim, secili prej tyre ka një vend të sigurt në listat e deputetëve demokratë, përkatësisht në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë. Gjithashtu, ata do të kenë kandidatë në vende jo shumë të sigurta në qarqe ku historiku elektoral i favorizon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button