Home / Te ndryshme / Ramazani, 10 këshilla për ata që nuk janë myslimanë

Ramazani, 10 këshilla për ata që nuk janë myslimanë

Në mbarë botën jetojnë 7 miliardë njerëz, 22% e të cilëve, plot 1.6 miliardë pritet të agjërojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij, për plot një muaj. Quhet Ramazan dhe është muaji më i shenjtë i kalendarit mysliman. E çfarë nëse nuk jeni një besimtar mysliman, por vetëm një njeri i kujdesshëm dhe i vëmendshëm? A duhet të bëni ndonjë gjë, në mënyrë që të mos ngjani si të pandjeshëm përpara miqve tuaj agjërues?

Jo, por gjithsesi mund të fitoni disa pikë vlerësimi, nëse do të ndiqni këto 10 këshilla…

1. Mund të ushqeheni fare mirë edhe përpara myslimanëve…

Duke nisur nga e shtuna e për 30 ditë në vazhdim, myslimanët anembanë botës do të heqin dorë nga e ngrëna dhe e pira përgjatë orëve të ditës. Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë nga përditshmëria e zakonshme, puna apo aktivitete të tjera. Thjesht do të dëgjoni disi më shpesh zhurmën e stomakut bosh të njerëzve që iu rrethojnë.

2. Mos u përpiqni të planifikoni ndonjë drekë pune…

Nëse iu është dashur të merrni bukën e paketuar me vete, vazhdoni ta bëni. Por mos u ndieni keq, nëse një mysliman iu qëndron pranë si të ishte një vegjetarian përpara një vakti të mbushur me mish. Nëse kolegu juaj mysliman bëhet mënjanë, thjesht mirëkuptojeni.

3. Nuk jeni të detyruar të agjëroni me myslimanët…

Gjithsesi ju mundeni, thjesht për ta provuar sesi ndihen myslimanët agjërues. Gjithsesi, edhe nëse nuk bashkoheni në agjërim, kjo nuk do t’iu prishë marrëdhëniet me miqtë apo kolegët tuaj, qofshin edhe shumë të afërt.

4. Por ju mund t’iu bashkoheni myslimanëve për Iftar…

Iftari është pikërisht thyerja e agjërimit me të perënduar dielli. Myslimanët preferojnë shpesh ta kthejnë atë në një vakt për një komunitet edhe më të gjerë. Mund të shkoni nëse iu duket interesante.

5. Nuk jeni të detyruar ta dini se kur fillon Muaji i Ramazanit…

Ramazani nuk është një festë si Krishtlindja apo Dita e Falenderimeve, për të cilat kushdo e di ekzaktësisht se kur festohen. Muaji i Ramazanit ndryshon nga viti në vit, sepse kalendari Islam është hënor. Koha se kur ai fillon varet se kur shihet hëna e re. Kjo është arsyeja pse datat ndryshojnë vit pas viti.

6. Tregohuni paksa më elastikë…

Mënyra sesi përcaktohet fillimi i Ramazanit është tradicionale dhe e vjetër. Ju duhet ta shihni fizikisht hënën, edhe pse sot teknologjia të ofron edhe aplikacione për këtë. Ndaj, nëse një kolegu juaj thotë “Duke nisur prej nesër, a mund të vij më herët në punë, në mënyrë që të largohem më herët?”, përpiquni t’i përshtateni atij.

7. Myslimanët ende mund të dalin për kafe me shoqërinë…

Po, ata mund të vijnë për shoqëri, por nuk munden të pijnë asgjë, as ujë. Megjithatë ata janë të gatshëm t’iu shoqërojnë, qoftë edhe për një shëtitje, apo për të pushuar diku.

8. …Megjithatë, ata mund të përpiqen të ruajnë distancën nga ju…

E thënë thjesht dhe pa komplekse: era e gojës! Përpiquni të mos hani apo pini asgjë përgjatë të gjithë ditës… Në këtë mënyrë ju do të kuptoni, se përse një mysliman përpiqet gjithmonë të qëndrojë disi larg nga ju, edhe kur ecni bashkërisht.

9. Ju mund të thoni edhe “Gëzuar Ramazanin”…

Nëse uroni një mysliman “Gëzuar Ramazanin”, ai thjesht do ta vlerësojë mendimin tuaj. Kjo sepse nuk ka asnjë problem kontrovers në lidhje me urimin, ndryshe nga ç’ndodh me Krishtlindjen, kur urohet “Krishti lindi”.

10. Por… ju lutem, mos thoni “dua edhe unë të agjëroj, duhet të humbas disa kilogramë”.

Ramazani nuk ka asnjë lidhje me rënien në peshë të një individi. Sa për kuriozitet, një prej efekteve anësore të Ramazanit është pikërisht mbipesha. Kjo sepse myslimanët përpiqen të tejngopen me të perënduar dielli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.