Home / Politika / Meta: 25 qershori, mundësi për t’i dhënë një shans të rinjve

Meta: 25 qershori, mundësi për t’i dhënë një shans të rinjve

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me 400 të rinj e të reja, që votojnë për herë të parë në Njësinë administrative Paskuqan. Të pranishëm në këtë takim ishin kandidatët e LSI-së për qarkun e Tiranës, Luan Rama, Ylli Shehu, Edmond Stojku si edhe ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi rolin e të rinjve e të rejave, sidomos atyre që janë votues për herë të parë, duke nënvizuar se tani më me votën e tyre kanë mundësi për t’i dhënë një shans të rinjve të Shqipërisë duke votuar LSI-në.

“Për të gjithë ju të rinjtë e të rejat, 25 qershori do të mbetet një ditë e lehtë për t’u kujtuar në të ardhmen, jo vetëm për arsyen se ju do të votoni për herë të parë në jetën tuaj, por edhe për një arsye tjetër, sepse do të nxirrni LSI-në forcë të parë si një mundësi historike për t’ju dhënë shansin të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, – u shpreh z. Meta.

Ndërsa kandidati i LSI-së për qarkun e Tiranës, z. Luan Rama, në fjalën e tij përpara të rinjve e të rejave të Paskuqanit u shpreh se LSI-ja do të dalë forcë e parë, sepse është e vetmja forcë politike që mbështet rininë.

“Përse LSI do të dalë forcë e parë? Sepse në Shqipëri nuk ka asnjë force tjetër politike që bën më shumë se sa LSI-ja për rininë e Shqipërisë. Prandaj, edhe rinia e Shqipërisë duhet ta bëjë LSI-në forcë të pare për të ardhmen e vetë. Përse Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë, sepse vetëm LSI-ja mund të bashkojë zemrat, vrullin, ëndrrat dhe aspiratat e të rinjve siç bën LRI-ja, siç bën LSI-ja”, – tha z. Luan Rama.

One comment

  1. Kryehajduti ilir meta nuk flet per korrupsionin dhe vetingun po ben gjithcka ta sabotoje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: