Home / Kosova / Hoxha takon Filip De Ceunick, flasin për luftën kundër terrorizmit

Hoxha takon Filip De Ceunick, flasin për luftën kundër terrorizmit

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në cilësinë e koordinatorit nacional kundër terrorizmit, priti në takim këshilltarin regjional të Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit Filip De Ceunick, me të cilin diskutuan për sukseset dhe sfidat e përbashkëta në kontekst të luftës kundër terrorizmit.
Zëvendësministri Hoxha theksoi që puna e madhe dhe rezultatet konkrete në luftën kundër terrorizmit që ka bërë nga vendi ynë, është vlerësuar lart edhe nga partnerët ndërkombëtar dhe kërkoi nga Ceunik që bazuar në mandatin e tij si këshilltar rajonal, të ndikojë në shtyrjen përpara të çështjes së bashkëpunimit rajonal në kuptim të bashkërendimit të aktiviteteve, ndarjen dhe shkëmbimin e informatave në mes të mekanizmave kompetent, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të qendrave të përbashkëta policore rajonale.

Ai gjithashtu e falënderoi Ceunick për rolin dhe mbështetjen e BE-së në ngritjen e kapaciteteve dhe konsolidimin e mekanizmave të vendit tonë dhe në veçanti mekanizmave të sigurisë.

Gjatë takimit zëvendësministri Hoxha e njoftoi Ceunick për suksesin që ka arritur vendi ynë në luftimin kundër terrorizmit.

Në fund të takimit, Ceunick vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mekanizmat tjerë të sigurisë në luftën kundër terrorizmit dhe ofroi gatishmërinë e tij profesionale në kontekst të këshillimit për politikat e duhura që mund të ofrohen nga Bashkimi Evropian, duke u pajtuar për vazhdimësi të bashkëpunimit dhe të intensifikim të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.