Maqedonia

Carovska merr kryesimin në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Mila Carovska mori funksionin e ministres për punë dhe politikë sociale nga ministri i deritanishëm Ibrahim Ibrahimi, me të cilin realizoi takim të shkurtë. Në takim ata biseduan për situatën aktuale në Ministri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministresha e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, ditën e parë të punës e filloi me takime dhe biseda me të punësuarit me qëllim që të njihen me punët e ardhshme në Ministri.

Carovska theksoi se, gjatë udhëheqjes së saj do të angazhohet për profesionalizëm, motivim dhe përvojë me qëllim që siç tha, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të jetë në shërbim të qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button