Home / Politika / Kuvendi miraton emrat e anëtarëve të Vettingut

Kuvendi miraton emrat e anëtarëve të Vettingut

Kuvendi miratoi 27 emrat e komisioneve të Vettingut.

Në seancën e cila zgjati pak minuta, emrat e komisioneve të Vettingut u miratuan me 100 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim. Votë kundër emrave paralajmëroi ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila u shpreh se lista ishte produkti i parë i marrëveshjes Rama-Basha.

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot rreth orës 10:45 minuta në një sesion të jashtëzakonshëm nga kryeparlamentari Ilir Meta për të votuar kandidatët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin (Vettingun) kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

One comment

  1. Vetingu te filloje me Adriatik Llallen dhe xhezair Zaganjorin

Leave a Reply

%d bloggers like this: