Kronika

“Xibraka”, prokuroria kërkon 126 vjet për anëtarët e grupit

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burg në total për anëtarët e grupit të laboratorit të drogës në Xibrakë.

ë konkretisht, kërkohen nga 13 vjet burg për Arjan Dalipin dhe Ermal Hoxhën. Nga 14 vite burg kërkohet për Ilir Hysenin, Cezar Avila, Valter Moreno dhe Gentian Gjonaj. Si dhe nga 15 vjet burg kërkohet për Saimir Batkun dhe Genci Xhixhën.

Hetimet nisën pas një informacioni nga autoritetet gjermane në 17 dhjetor të 2014, mbi organizmin e një aktiviteti të trafikimit të kokainës nga Shqioëria drejt Gjermanisë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të nëntë personat kanë krijuar  një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në Shqipëri një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë,  provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button