Te ndryshme

NASA i përgjigjet Anonymous: S’kemi vendosur kontakte me alienët

Grupi më i madhe i hakerave, “Anonymous” njoftoi përmes një videoje të postuar në Youtube se NASA shumë shpejt do të publikojë lajmin e madh.

“Haktivistët” pretendojnë në videon e tyre se Agjencia Hapësinore Amerikane do të konfirmojë ezistencën e alienëve, e madje edhe kontaktin me ta.

Vetë NASA heshti për disa ditë me radhë dhe heshtja e saj u mor për “po” nëpër forume dhe rrjetet sociale. Aq shpejt u përhap lajmi, sa tashmë vetë agjencia është detyruar që të dalë me një njoftim.

“Nuk kemi në plan asnjë njoftim sa i përket formave të jetës jashtëtokësore. Nuk kemi asnjë kontakt. Jemi të vetëm në univers? Këtë nuk e dimë ende, por misioni ynë vazhdon për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje thelbësore”, thotë Thomas Zurbuchen, shkencëtar i NASA-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button