Home / Europa / Dështojnë bisedimet për ribashkimin e Qipros

Dështojnë bisedimet për ribashkimin e Qipros

Bisedimet për ribashkimin e Qipros në Crans-Montana të Zvicrës u rrëzuan mëngjesin e premtes, duke shënuar fundin e një procesi premtues për të zgjidhur një mosmarrëveshje që mban për dekada.

“Unë jam shumë i keqardhur t’ju informoj se pavarësisht angazhimit të fortë të të gjithë delegacioneve dhe palëve në samitin e Qipros, takimi përfundoi pa një marrëveshje,” tha Sekretari i Përgjithshëm Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierrez në një konferencë për shtyp.

Sipas njoftimeve, qëndrimi këmbëngulës i Turqisë mbi çështjen e qëndrimit të trupave turke në ishull dhe insistimit të ngurtë për garanci të paktën deri 15 vjet ishte nga arsyet kryesore që çuan negociatat në qorrsokak.

Sipas burimeve diplomatike, Turqia ofroi pak për palën greke, e cila bëri thirrje për tërheqjen e plotë të trupave turke nga ishulli, ndërsa qipriotët grekë u shfaqën më pajtues për sa i përket kërkesave të qipriotëve turq.

Zv/presidenti amerikan Mike Pence u telefonoi të dyja palëve dhe u kërkoi ta shfrytëzojnë këtë moment historik për ribashkimin e ishullit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: