☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,504 ▼0.45%
DOW 52,925 ▼0.25%
NASDAQ 25,819 ▼1.16%
NAFTA 72.39 ▲2.77%
ARI 4,104 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,417 ▼ -1.38% ETH $1,775 ▼ -2.04% XRP $1.1137 ▼ -3.22% SOL $80.8000 ▼ -2.22%
S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 72.39 ▲2.77 % ARI 4,104 ▼1.28 % S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 72.39 ▲2.77 % ARI 4,104 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
08 Jul 2026
Breaking
Europa

Europa ‘digjet’ nga temperaturat e larta, deri në 40 gradë celsius

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Britanisë së Madhe, kontinenti më i vjetër është ngjyrosur thuajse totalisht në ngjyrë të kuqe, për shkak të temperaturave të larta.

Vendet e rajonit bëjnë pjesë në zonën më të rrezikuar. Shqipëria, bashkë me vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bullgaria, ndodhen në mesin e zonës së kuqe të hartës – që përfaqëson temperaturat nga 30°C deri mbi 40°C. Kjo valë nxehtësie mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve si dhe burim për zjarret.

Në Greqi, autoritetet u detyruan të evakuojnë banorët në jug të Athinës, ku 130 zjarrfikës luftuan me flakët që përfshinë zonat pyjore.

Për të mbrojtur punonjësit, ndërtimet dhe shpërndarjet u ndaluan në oraret më të nxehta të ditës 09:00 me 14:00, ndërsa disa punonjësve iu dha mundësia të punojnë nga shtëpia.

Në Majorka të Spanjës, një turist holandez 34-vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes nga nxehtësia gjatë një shëtitjeje në zonën e Sollerit. Ekspertët u kanë bërë thirrje banorëve dhe pushuesve që të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve kritike.

Italia, ndërkohë, është nën alarm të kuq në 21 qytete përfshirë Romën.

Ndryshimi i klimës ka shkaktuar rritje të temperaturave të verës dhe mot ekstrem që tani thyen rekorde pothuajse çdo vit në Evropë. Temperaturat e larta të Mesdheut do të përkeqësohen nga një fenomen meteorologjik i njohur si kupola e nxehtësisë, një zonë me presion të lartë që kompreson ajrin e nxehtë në atmosferë dhe shkakton valë të nxehti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.