Libri

Ismail Kadare, shkrimtari më i lexuar nëpër metrotë europiane

Një zonjë e re është e përqëndruar e tëra në leximin e romanit “Kronikë në gur” të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Fotoja e bërë publike nga Shtëpia Botuese Onufri, është shkrepur në metronë e Nju Jorkut.

Kjo nuk është fotoja e vetme ku shohim lexues të huaj të përqëndruar në veprën e shkrimtarit shqiptar. Kadare është një ndër shkrimtarët që e sheh më shpesh në duart e udhëtarëve në metrotë e botës. Por libri që kjo zonjë ka në duar është vërtet një nga më të dashurit nga Kadare.

Kronikë në gur është një prej romaneve të hershëm të shkrimtarit. Ndryshe nga letërsia e deri atëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh – partizanë e pushtues – ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.

Që lufta ishte një kohë mjaft më e ndërlikuar se ajo që shërbehej prej një tradite letrare skematike; kjo mund të shihet edhe në fatin e një familjeje qytetare në vendin e “kronikës në gur”, ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional.

Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me “pafajësinë” e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.
Duke qenë vështrimi prej fëmije një vështrim thelbësor në roman, lexuesi e ka të vështirë të dallojë se ku fillon koncepti i arsyetuar i saj e ku mbaron të konceptuarit si lojë.

Në studimin “Subversion kundër konformizmit” një studiues (Arshi Pipa) ka këmbëngulur se romani “Kronikë në gur” është një vepër hyjnizuese e Luftës Antifashiste, një “roman komisarësh”, dhe se përpjekja e autorit për të hyrë në lëkurën e fëmijërisë së vet nuk është gjë tjetër veçse një procedim letrar për të mbuluar konformizmin. Përkundër këtij mendimi, shumica e studiuesve bashkohen në vlerësimin se “Kronikë në gur” është një vepër atipike në pikëpamjen metodologjike, e shkruar me një liri që tejkalonte kufizimin ideologjk dhe vlerësimin e partishëm për luftën.

Sipas një pjese të studiuesve, “Kronikë në gur”, duke pasur këtë vështrim, në fakt sjell tek lexuesi një përqasje psikanalitike frojdiste rreth luftës, ose jetës së qytetit në kohë lufte. “Kronikë në gur” është një prozë me subjekt të reduktuar, gjë jo fort e përshtatshme nga pikëpamja teorike për një letërsi të orientuar.

Me këtë vepër Kadare bëri përpjekjen e parë për t’i dhënë vlerë letrare së zakonshmes, së rëndomtës, madje së shëmtuarës dhe absurdes. “Kronikë në gur” është një vepër e përshkuar nga grotesku. Vështrimi i luftës me sytë e fëmijës i ka dhënë mundësi autorit që t’i shohë ngjarjet dhe personazhet e saj pa ndonjë partishmëri të dukshme.

“Kronikë në gur” përmban vlera të rëndësishme të një letërsie të mirëfilltë etnografike. Tradita e kësaj letërsie në qytetin e Gjirokastrës është më e hershme, ajo afirmohet mirë me botimet e Musine Kokalarit në vitet ’40, sidomos me “Siç më thosh nënua plakë” dhe “Sa u tund jeta”.

Related Articles

Comente

  1. Zoti kadare eshte I madhe per boten? Pore eshte jo aqe I madhe ne boten shqipetare! Do me vinte mire qe balancat te ishin te barabarta ,por ja qe per fat te keqe nuke munde te jene ,1- para se te ikte ne france ofendoi shqipetaret 2- fishten omerin shqipetar e ka ofenduare neprmjet kritikes qe I beri 3- ka pranuare teorin serbe qe shqipetaret nuke qenkan autokton pore na paskan ardhur ne shekullin e njembedhjet nga albania e kaukazit. 4- kadares I flet goja para mendjes,duke dhene deklerata te pa studjuara ku kathene,se gjuha shqipe renditet e dhjeta ! Kadareja eshte vete deshmimtare okulare ne vitin 1972 me tirane kure u be njesimi I gjuhes shqipe,ku merte pjes istoriani shquare franecez me oregjine semite I madhi zakharia majani ku nepermjet kumteses qe mbajti deklaronte para gjithe akademikeve dhe gjuhetareve se gjuha shqipe eshte Nina e gjithe gjuve te tjra,dhe gjuhen shqipe e zoteronte Prefeket,ai kishe bere dhe librin shqipja dhe etruskishtja ,kadareja edi mmire ketepune,akoma edheme keqe kadareja na vjene ketu ne amerik para pake vitesh dhe jepe nje interviste ne nje kanal televiziv shqipetare,andoshta ne nje gazet nuk me kujtohet mire ,ku tregonte historin etije,Kure kishe vajtur nje here ne shtepi te shokut enever me teshoqen etijeelenen dhe vajzen evete dhe atje kishe gjetur sh.nexhmije dhe vajzene saje,dhe me shume vonese kthehet me shtepine evete sh.enever,dhe mese bizedes enveri e pyete rethe libritd dimri I vetemis se madhe, dhe kur do ikja thote kadareja me dha nje vandak te madhe me libra qe une nuk munde ti merja dotetregon kadareja,dhe me coi ne shtepi shoferi i eneverit,dhe me mese te librave thot kadareja ishte dhe libri I zakharia majanit ,mjaftoi me kaqe kadareja i madhe pa I ber nje koment librit te temadhit ihstorianit zakharia manjanit nuk mori mundimin fare ti bente nje koment ketije libri te autorit te madhe.

  2. ” ka pranuare teorin serbe qe shqipetaret nuke qenkan autokton pore na paskan ardhur ne shekullin e njembedhjet nga albania e kaukazit. ” etc etc
    te gjitha keto qe shkruan janete pasakta. Kadare kurreeeee s’ka bere deklarata te tilla. mos mashtro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button