☁️
Tiranë 22°C · Vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.38 ▼0.45%
ARI 4,147 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,330 ▲ +2.79% ETH $1,698 ▲ +6.24% XRP $1.0849 ▲ +3.63% SOL $80.8300 ▲ +4.92%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.38 ▼0.45 % ARI 4,147 ▲0.52 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.38 ▼0.45 % ARI 4,147 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
03 Jul 2026
Breaking
Libri

Sot, tetë vite nga ndarja nga jeta e Dritëro Agollit

Sot shënohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.

Kolosi i letërsisë shqiptare u shua në moshën 85 vjeçare, ndërsa trashëgimi la një repertor të pasur me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.

Dritëro Agolli u lind më 13 tetor 1931, në Menkulas të rrethit të Devollit.

Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.

Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën e Luftës Nacionalçlirimtare. Në prozë, bëri emër sidomos romani “Komisari Memo”, si dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Disa prej veprave të tij janë ekranizuar.

Vepra e fundit e Dritëro Agollit është libri me poezi “Prit edhe pak” kushtuar bashkëshortes Sadije.

Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës e Gjirokastrës.

Ai u nda nga jeta më 3 shkurt 2017, në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.