Home / Kosova / Teuta Rugova demanton spekulimet se do ta votojë Haradinajn për kryeministër

Teuta Rugova demanton spekulimet se do ta votojë Haradinajn për kryeministër

Lidhur me spekulimet që kanë qarkulluar ditëve të fundit nëpër media, se Teuta Rugova, e bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryeministër Ramush Haradinajn, Teuta ka thënë se të gjithë këto janë spekulime, shkruan Botapress.info

“E gjitha është e pavërtetë, asgjë nuk qëndron në ato propaganda, unë jam deputete e LDK-së dhe për LDK-në në tërësi”, është shprehur Teuta Rugova shkurtimisht.

Ndryshe në media është përmend edhe emri i deputetit tjetër nga radhët e LDK-së, Naser Rugova për të cilin gjithashtu është pretenduar se do ta votojë Haradinajn për kryeministër.

Edhe Naser Rugova e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se do ti respektojë vendimet e strukturave të partisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: