Home / Rajoni / Maqedonia / Përfundoi takimi i 13-të i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim Maqedoni-BE

Përfundoi takimi i 13-të i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim Maqedoni-BE

Sot u mbajt mbledhja e 13-të e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.Nga ana e Komisionit Evropian të pranishëm ishin edhe Përfaqësuesja e Lartë dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini si bashkëkryesuese, si dhe Komisoneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn.

Ky takim u organizua pas një pauze prej 2 vitesh, ndërkaq Maqedonia u përfaqësua nga zv. kryeministri për integrime evropiane, Bujar Osmani, si edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Sipas korrespondentit të AIM-së në Bruksel, palët kanë theksuar ”nevojën për t’u kërkuar përgjegjësi për përgjimet dhe sulmet në Kuvend, më 27 prill, të sigurohet pavarësi gjyqësore, liri për mediat, liri për shprehjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe reforma në administratën publike”.

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten thelbësore. Mogherini dhe Hahn kanë përshëndetur përkushtimin e Qeverisë së re për ralizimin e Marrëveshjes së përzhinos dhe për reforma urgjente parësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.