Home / roze / Ed Sheeran aktor…

Ed Sheeran aktor…

Ylli i muzikës Ed Sheeran ka fshirë llogarinë e tij në “Twitter”, një ditë pas shfaqjes së tij në serinë e re të Game of Thrones, shfaqje kjo që u kritikua nga shumëkush në platformat e mediave sociale.

Sheeran kishte një rol të vogël në episodin e hapjes së serisë së re të filmit, ku luan një ushtar që këndon i cili përplaset me Arya Stark, një nga karakteret kryesore të programit.

Shfaqja e Ed Sheeran në serial është cilësuar nga një përdorues i “Twitter”-it si e tmerrshme, ndërsa një tjetër, shkruante se ajo i kish prishur humorin. Edhe revista “Forbes” botoi një artikull online ku nënvizonte se shfaqja e tij ishte një gabim.

Këngëtari, albumi “Divide” i të cilit ka kryesuar klasifikimet në Shtetet e Bashkuara deri më tani, ka kritikuar edhe më herët “Twitter”-in duke thënë për gazetën britanike “Sun”, se është një vend ku njerëzit thonë gjëra të kota.

Leave a Reply

Your email address will not be published.