☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.06 ▼1.34%
ARI 4,873 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,598 ▲ +0.42% ETH $2,334 ▼ -1.26% XRP $1.3607 ▼ -0.26% SOL $83.7700 ▼ -2.47%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
roze

Rekordi i “Despacito”

Vetëm gjashtë muaj pas publikimit, kënga “Despacito” e Louis Fonsit ka thyer rekordin global të klikimeve.

Hiti  i ri botëror është klikuar 4.6 miliardë herë në të gjitha shërbimet streaming, duke i rrëmbyer vendin e parë Sorry-t të Justin Bieber. “Është vërtetë një çmenduri ajo që po ndodh me këtë kengë. Nuk dua të përdor fjalën aksident, sepse unë po përpiqesha vërtetë që të krijoja një hit, por nuk e kisha planifikuar një sukses të tillë. Thjesht doja që ti bëja njerëzit të kërcejnë”, thotë Fonsi.

Kënga është përhapur me shpejtësi marramendëse në 35 vende të botës, e nisur nga klima aktuale politike. Kjo i jep shpresë këngëtarit 39-vjeçar. “Unë vij nga Puerto Rico dhe jetoj në Miami”, rrëfen ai. “Jetojmë në një kohë të çuditshme kur njerëzit duan të na përçajnë, duan të ndërtojnë mure”, shton Fonsi, duke nënkuptuar nismën e presidentit amerikan Trump për të ngritur një barrierë ndarëse në kufirin me Meksikën.

Dhe një këngë që afron bashkë popujt e kulturës mua më bën krenar, shprehet artisti. “Despacito” u kthye menjëherë në hitin humër 1 në Amerikën Latine, pas hedhjes në treg në janar, por në botën anglishtfolëse ajo do të merrte zjarr kur Justin Bieber e dëgjoi në një klub nate dhe kërkoi ti shtonte një varg e u ofrua të krijonte një remix.

Fonsi vetë e ka përshëndetur me shumë ngrohtësi kontributin e Bieber, ndërsa thotë se ka marrë video nga pjesë të ndryshme të botës ku njerëzit tregojnë se si të nxitur prej këngës së tij, janë duke u përpjekur të mësojnë nga pak spanjisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.