Home / Te ndryshme / Zbulohet ari nazist me vlerë 111 milionë euro, por askush s’mund ta arrijë

Zbulohet ari nazist me vlerë 111 milionë euro, por askush s’mund ta arrijë

Një arkë e cila konsiderohet të jetë thesar i humbur nazist, me vlerë 111 milionë eurosh është gjetur në thellësinë e një anije të fundosur gjermane. Arka konsiderohet se u takon brigjeve të Amerikës Jugore. Ajo u gjet në anijen SS Minden e cila është fundosur në vitin 1939, jo shumë kohë pas shpërthimit të Luftës së Dytë botërore, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit e anijeve u janë drejtuar autoriteteve të Islandës për t’u dhënë leje për hulumtim më të thellë të anijes. Natyrisht që piratët të cilët edhe e gjetën këtë pasuri, mendojnë se kjo u takon Mbretërisë britanike.

Para dy viteve një grup tjetër janë akuzuar që kanë tentuar të hulumtojnë pa leje anijet e fundosura gjermane. Anija SS Minden me 6 shtator të vitit 1939 është nisur nga Brazili, ku ndihmësit e bankave gjermane që kanë qenë atje u kanë ndihmuar që të ngarkohet e gjithë kjo pasuri. Gjatë lundrimit këtë anije e kanë sulmuar anijet britanike, kështu që Adolf Hitler ka urdhëruar kapedanit të anijes që të tërhiqet ose ta fundos qëllimisht anijen.

Historianët thonë se kjo ngarkesë ka qenë e sigurt, por prapë nuk kanë mundur të hulumtojnë, sepse hulumtimi ndër ujë kushton shumë shtrenjtë.

Mirëpo me dekada mendohet se nazistët gjermanë në atë kohë e kanë përdorur rrugën ujore për të bartur ari gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila do u ndihmonte në të ardhmen për ikje apo për sigurimin e fondeve pensioniste.

Pasi që është bërë publik ky thesar, shumë njerëz entuziast kanë nisur të hulumtojnë dhe kanë shpresuar që ky thesar të ju bie në duar të tyre.

Bota asnjëherë nuk do ta di se sa pasuri kanë pasur në dispozicion nazistët gjermanë, por besohet që të jetë një sasi shumë e madhe. Një pjesë e pasurisë është gjetur, ndërsa pjesa tjetër i takon legjendave ose gojëdhënave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: