Home / Te ndryshme / Indi, banorët qepin veshje për elefantët për t’i mbrojtur nga i ftohti

Indi, banorët qepin veshje për elefantët për t’i mbrojtur nga i ftohti

Elefantët në Indi po vishen me rroba nga banorët për t’i mbrojtur ata nga temperaturat e ulëta. Femrat po qepin rroba posaçërisht për ta, në mënyrë që këta kafshë gjigande të mos rrezikojnë.

Raportohet se gratë nisën të bënin veshje për elefantët në qytetin verior të Mathura, pas paralajmërimit të ekspertëve se temperaturat do të shkonin nën zero gjatë natës.

Edhe pse shumë të çuditshme, veshjet e tyre janë plot ngjyra dhe të mrekullueshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: