Home / Politika / Rama bën një tjetër hap: Largim drejtorëve të spitaleve dhe Shëndetit Publik

Rama bën një tjetër hap: Largim drejtorëve të spitaleve dhe Shëndetit Publik

Kryeministri i vendit Edi Rama pas largimit të drejtuesve të Hipotekave bën një tjetër hap. Sot në kryeministri ai ka ftuar drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”,- është një nga pikat e propozimeve të Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.