Home / Kronika / Reforma në drejtësi, nesër ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Reforma në drejtësi, nesër ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Nga data 1 gusht hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale sa i takon organizimit të punës së prokurorisë dhe gjykatës në lidhje me hetimin dhe gjykimin e çështjeve.

Sipas këtyre ndryshimve, të gjitha veprimet hetimore që do të kryhen nga prokuroria duhet të marrin edhe miratimin e gjykatës.

Thënë më thjeshtë, vendimet e pushimit të hetimeve, ndryshimit të akuzës, zgjatjes së afateve të hetimit, kontrolleve dhe ekspertizave për shkak të hetimit e deri tek dërgimi i dosjes për gjykim duhet të kenë patjetër përveç kërksës së prokurorit edhe miratimin e gjykatës.

Për këtë arsye, gjykatat duhet të bëjnë një ndarje të trupës së gjyqtarëve që kanë në dispozicion, duke i ndarë në gjyqtarë të hetimeve paraprake, që do të shqyrtojnë kryesisht masat e sigurisë, ndryshimet e masave dhe afatet e hetimit në gjyqtarë të seancave paraprake, që do të shqyrtojnë veprimet hetimore të prokurorit dhe pushimet apo dërgimin e dosjeve për gjykim; dhe gjyqtarë që do të gjykojnë çështjen në themel.

Sipas këtyre ndryshimeve, gjyqtarët e hetimeve paraprake dhe ato të seancave paraprake do të ndjekin dosjet deri në dërgimin e tyre për gjykim, apo deri në pushimin e tyre dhe nuk do të marrin pjesë në gjykimin e themelit.

Kjo do të kërkojë nga shtatori rritje të numrit të gjyqtarëve, kryesisht atyre të senacave paraprake, pasi sipas një përllogaritjeje, në Gjykatën e Tiranës një gjyqtar i caktuar për seancat paraprake, nga 12 të tillë, duhet të ndjekë minimalisht 1 mijë dosje hetimore, pasi aktualisht Prokuroria e Tiranës ka mbi 12 mijë dosje në hetim.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, roli i drejtuesit të prokurorisë merr më tepër natyrë administrative, pasi gjithçka që lidhet me hetimin i kalon për kompetencë gjykatave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: