Home / Politika / Vasili: Shqipëria në flakë, ku është qeveria?

Vasili: Shqipëria në flakë, ku është qeveria?

Situata e rënduar e zjarreve ka sjellë edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili.

Për ta bërë këtë ai ka zgjedhur profilin në Facebook, ku shtron katër pyetje se pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe ku është qeveria në këto ditë të vështira.

Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë. Zjarre të frikshme që po asgjësojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve. Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.

1-Ku është qeveria?

2-Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

3-Ku është shtabi qeveritar i emergjencës?

4-Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë?

Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë? Shqipëria digjet, kryeministri krihet. “Deri kur kështu ma?”, thoshte Migjeni i madh”, shkruan Vasili.

Leave a Reply

%d bloggers like this: