Home / Kronika / Qëllojnë me armë në Elbasan, i vënë flakën makinës

Qëllojnë me armë në Elbasan, i vënë flakën makinës

Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu”,në afërsi të urës së “Bakallit” në Elbasan.

Policia njofton se është qëlluar me armë në ajër nga një mjet BMW në ecje, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia bën të ditur se mjeti BMW është gjendur i djegur në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit. Nga  verifikimet paraprake mjeti rezulton në pronësi të shtetasit B.B.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.